"Ta hedhim në Lanë!" Berisha paralajmëron valë protestash deri në rrëzimin e qeverisë Rama

Protesta e 12 nëntorit është fillimi i një vale protestash të fuqishme që nuk do të ndalen deri në rrëzimin e qeverisë Rama bëri të ditur kryetari i PD-së, Sali Berisha në një deklaratë për median nga selia e PD-së

Sali Berisha: “Protestat nuk ndalen më, gjer në përmbysjen e sistemit monist e shqiptarët të votojnë të lirë dhe të mos vidhen në mënyrë të tmerrshme nga një qeveri që nuk ka ligj as moral me në krye Edi Ramën"

Kryetari i PD-së e quajti Edi Ramën armik të parlamentarizmit.

Sali Berisha:”Nuk ka kryeministër në planet që rrihte ministrat e kabinetit në mbedhje qeverie, diktator që mund të përdorë një fjalor të tillë në palament siç përdor Edi Rama kundër opozitës”.

Berisha tha se shumë shpejt qytetarët do të njihen me axhendën e “protestave të fuqishme”  dhe e mbylli deklaratën duke I bërë thirrje partnerëve ndërkombëtarë që të mbështesin shqiptarët në këtë betejë.

"Protestuesit u dërguan kancelarive të Europës dhe botës, se krahas një narkoshteti të instaluar në Shqipëri, krahas një monizmi që bazohet në vjedhjen e votës nëpërmjet krimit, drogës dhe mashtrimit, ekziston një popull i tërë i ngritur në këmbë, për ta hedhur në Lanë, për të përmbytur këtë regjim"