"Vepër kriminale" Kryemadhi: Pas inceneratorit të Fierit dhe Elbasanit, Pivot 04 ka marrë para nga inceneratori i Tiranës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Nëntor 2022, 14:28
Monika Kryemadhi thotë se kompania që ka çuar në sekuestrimin e inceneratorit të Fierit dhe Elbasanit, ka marrë para nga inceneratori i Tiranës.
Lidhur me këtë fakt ajo ngre pikëpyetje mbi mossekuestrimin e inceneratorin e Tiranës nga ana e SPAK.
“Pivot 04, kompania që ka çuar në sekuestrimin e inceneratorit të Fierit dhe Elbasanit, ka marrë para nga inceneratori i Tiranës. Pse nuk e sekuestron SPAK edhe inceneratorin e Tiranës? S'ka asgjë komplekse, përveç faktit se paratë e shqiptarëve po shkojnë tek një vepër kriminale.”
