Gjykata e Tiranës hedh poshtë vendimin e Gjykatës së Belgjikës për dënimin e avokatit Idajet Beqiri

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me gjyqtare Adriana Bera dha vendimin penal për mosnjohjen për ekzekutim të Vendimit të Gjykatës së Apelit Liege, Belgjikë, datë 23.03.2011ndaj Av. Idajet Beqiri.

Gjykata e konsideron këtë dënim për motive politike, pasi vjen në kundërshtim me Preambulën dhe nenin 8 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.

Av. Idajet Beqiri u akuzua dhe u dënua me 4 vjet burg nga autoritetet gjyqësore të Mbretërisë së Belgjikës sepse ka krijuar dhe ka udhëhequr Armatën Kombëtare Shqiptare, krahun ushtarak të Frontit të Bashkimit Kombëtar Shqiptar, duke kryer shumë akte politike dhe luftarake për të realizuar "Shqipërinë e Madhe".