Vrasja e Salihut dhe Lames, avokatët e 6 të pandehurve: Luftar Reçi me çrregullime ankthi, dëshmia të mos merret parasysh

Vrasja e Salihut dhe Lames, avokatët e 6 të pandehurve: Luftar
Luftar Reçi

Emiljano Shullazi, Indrit Rusi, Viktor Ymeri dhe Indrit Tallau, të pandehurit që akuzohen për vrasjen e Klodian Saliut dhe Vajdin Lames, 17 vite më parë, i kërkuan Gjykatës së Posaçme pavlefshmërinë e ekspertimit mjeko-ligjor të dëshmitarit të drejtësisë, Luftar Reçi.

Avokatët mbrojtës e kërkuan pavlefshmërinë me pretendimin se Reçi vuan nga sëmundja e mitomanisë, e cila e detyron të bëj mashtrime të vazhdueshme.

Ekspertiza thotë se Luftar Reçi vuan nga çrregullime të ankthit, por deklarimet e tij për vrasjet e Lames dhe Saliut mund të konsiderohen si prova nga ana e SPAK. GJKKO pritet të marrë vendim në lidhje me kërkesën.

Të pandehurit për vrasjet e vitit 2005 akuzohen për "vrasje me paramendim” kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, "mbajtje pa leje të armëve luftarake me pasoja të rënda”, “grup i strukturuar kriminal”, dhe “vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, kundër dy ose më shumë personave, të kryer në bashkëpunim në formën e grupit te strukturuar kriminal.

Gjyqi i themelit ka nisur, ndërsa të akuzuarit nuk kanë pranuar gjykimin e shkurtuar.