“Me besimin në Zot, me energjinë e duhur” Igli Cara hyn në primare për kryetar bashkie në Durrës
Kryetari i PD Igli Cara në një deklaratë për mediat ka prezantuar kandidaturën për kryetar të bashkisë së Durrësit në primare.
Cara thotë se Durrësi prej vitesh ndodhet në udhëkryq, ka humbur identitetin e tij dhe fton të gjithë të bëhen pjesë e ndryshimit.
Igli Cara: Falë mbështetjes tuaj kam përfaqësuar dy herë Durrësin duke mbajtur qëndrime në momentet më delikate. Durrësi prej vitesh ndodhet në udhëkryq, ka humbur identitetin e tij. Por do të mjaftonin resurset e tij për të afruar të rinjtë. Masakra urbane ka shkatërruar Durrësin. Durrësi është sot thuajse i pajtueshëm. Projektet në emër të zhvillimit po i marrin shpirtin Durrësit. Ky deformim i qytetit nuk ka ardhur rastësisht. Durrësi ka nevojë për ndryshim, ti rikthehet qytetarëve e qytetarisë.
"Sot është 14 nëntori datë simbolike që përfaqëson çlirimin e tij nga pushtuesit. Me besimin në Zot, me dëshirën e mirë, me energjinë e duhur pas një reflektimi të thellë kam marrë vendimin për të kandiduar në zgjedhje. Duke besuar e vlerësuar mbështetjen tuaj ju ftoj të bëheni pjesë e ndryshimit."
