Mbledhja ndërqeveritare, Kovaçevski: Shembull se si dy fqinjë mund të bashkëpunojnë dhe të kalojnë sfidat

Kryeministri Rama ndodhet në një vizitë në kuadër të një mbledhjeje ndërqeveritare në Maqedoninë e Veriut.

Ai është pritur nga kryeministri i vendit atje Dimitar Kovaçevski i cili në falën e tij tha se dy vendet në disa vite arritën shumë më tepër nga çkishin menduar.

Marrëveshjet dhe memorandumet e firmosura sot do të rrisin edhe më tepër bashkëpunimin mes vendeve.

“Bashkë mund të bëjmë më tepër prandaj për disa vite arritëm shumë më tepër se mund të mendonin. Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut nuk kanë qenë më të mira se sot. Jemi shembull si dy fqinjë mund të bashkëpunojnë dhe të tejkalojnë sfidat.

Bashkëpunojmë si partner të barabartë. Më 19 korrik të dy në emër të qytetarëve të vendit tonë kishim nderin të nisim negociatat për integrimin në Bashkimin Europian. Ju kolegë të respektuar nga Shqipëria treguat miqësi të vërtetë drejt anëtarësimit në NATO. Ne kemi qëllime të njëjta për anëtarësim në BE”, deklaroi ai.

Tani i përmbushim të gjitha premtimet dhe kështu do të nisë edhe hapja e negociatave.

Për ne identiteti dhe gjuha maqedonase dhe njohja e saj nga Europa do të ishte shumë e rëndësishme. Duam që ta ngremë gjuhën maqedonase në nivel me gjuhët e tjera europiane. Tani presim që deputetët të tregojnë përgjegjësi. Si i filluam bashkërisht negociatat i kanë mundësi të shkojnë deri në fund bashkë. Me anëtarësimin në BE do sigurojnë jetë cilësore. Sot Maqedonia e Veriut dallohet si model i suksesshëm për të ndërtuat ura me fqinjët, Europën dhe botën.

Me anëtarësimin në unionin europian  do sigurojmë jetë cilësore, të rinjtë të jetojnë këtu, jo në Europë por ne vendin lindjes.

Ndërtojmë urat me fqinjët Evropën dhe botën. Si dy shtete fqinjë mund të ndihmojnë njëri tjetrin në zhvillimin ekonomik. Takimi i dytë në Shkup, avancoji bashkëpunimi mes nesh në kohën e krizës globale, krizës ekonomike.

Sot do të firmosen memorandume në shumë fusha, atë që dua ta nënvizoj është një dëshmi për bashkëpunim tonë të mirë, për kthimin e ikonave të nxjerra në mënyrë të paligjshme nga vendi ynë”, tha ai.