Mbledhja ndërqeveritare, Rama: Koha për të projektuar të ardhmen pa pritur që lufta të mbarojë
Kryeminstri i vendit Edi Rama, i cili ndodhet në një mbledhje ndërqeveritare në Maqedoninë e Veriut në fjalën e tij deklaroi se tanimë ka ardhur koha që të projektohet e ardhmja përtej luftës.
Sipas tij për të duhet një plan i përbashkët jo vetëm me vendet e rajonit por dhe me BE-në, për të ndihmuar në lehtësimin e krizës energjetike dhe inflacionit.
Edi Rama: Sot jemi në një mbledhje të dy qeverive por në një kontekst krejt tjetër sa i takon situatës ën Europë, në rajonin dhe vendet tona.
Lufta e Putin në Ukrainë godet shkatërron hap plagë dhe dëbon njerëz nga vendi i tyre në atë zone. Nga ana tjetër është e oprovokuar për të gjunjëzuar perëndimin, varëzinë euroatlatntike, të gjtiha vendet në Perëndim të Rusisë, psjsë e të cilës jemi dhe ne.
Lufta në vendet tona nuk ka ardhur me bomba, me shkatërrime dhe dëbime fizike, as me largimin e njerëzve nga shtëpitë e tyre, por me çmimet stratosferike të energjisë së tregjet ndërkombëtare në inflacionin e saj, inflacionin e luftës që ka vënë në vështirëi të gjitha vendet që nga më të pasurat deri tek ato më pak të pasura siç jemi dhe ne Shq dhe Maqedonia e Veriut.
Është gjithnjë e më e qartë se ska asnjë rruge tjetër me përballimin e sfidave të kësaj kohe dhe me vështirësitë e tejskajshme që kjo kohë ka sjell për botën që nga ndryshimet klimatike deri tek luftërat e konvencionale. Kemi shumë për të bërë me njëri-tjetrin.
Në këtë mbledhje takohemi dhe me një kontekst tjetër në aspektin e përpjekjeve tona të përbashkëta për tu bërë pjesë e familjes së bashkuar europiane, pasi më në fund e kemi kapërcyer hendekun e madh dhe torturues mes të qënurit gati për ti hapur bisedimet për anëtarësim dhe refuzimit të vazhdueshëm nga ana e BE.
Të dyja vendet sot kanë çelur negociatat. Në 6 dhjetor në Tiranë do të mbahet samiti i BE me Ballkanin Perëndimor dhe ne do të jemi aty sëbashku me të gjtha dëshirat, problemet dhe sfidat tona që janë gjithmonë e më të njëjta me ato të vendeve të BE.
Koha për të projektuar të ardhmen përtej luftës. Koha që BE të na përfshijë gjithnjë e më shumë për ti rezistuar qoftë goditjes së madhe të çmimit të energjisë elektrike, qoftë inflacionit të luftës.
Nga ana tjetër për të ndërtuar një plan të përbashkët, një plan që të na japë mundësinë të shohim përtej kësaj faze të vështirë e të zymtë, por jo pa mbarim. Nuk kemi nevojë të presim fundin e luftës për të projektuar të ardhmen përtej saj.
Vendet tona kanë bërë njëfarë përgatitje duke u përpjekur të përfitojnë në të ardhmen jo thjesht në mënyrë individuale si shtet më vete, por dhe në mënyrë kolektive si vende të së njëjtës zonë gjeografike e gjeopolitike.
Vendet tona të kenë hapsirë të përfitojnë shumë më gjerë sesa hapsira jonë e gjeografike. Kemi parë rezultate të mira të marrëveshjeve të bëra të Ballkanit të Hapur ashtu siç kemi vazhduar të kemi mbështetës të Procesit të Berlinit duke i parë këto nisma si pjesë e njëra-tjetrës e jo si përjashtuese të njëra-tjetrës.
