Aksident në Berat, fugoni përplas 58 vjeçarin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Nëntor 2022, 10:20
Një tjetër aksident ka ndodhur paraditen e sotme në vend, kësaj rradhe në Berat.
Një mjet tip fugon kapërplasur një 58 vjeçar i cili është dërguar në spital.
'Në rrugën urbane "Antipatrea", pranë vendit të quajtur "Ish Bashkia e vjetër", shtetasi R.Ç., 31 vjeç, duke drejtuar automjetin furgon tip "Renault", ka aksidentuar shtetasin F.B., 58 vjeç, i cili është dërguar në spital, për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën,' njoftoi policia.
Drejtuesi i automjetit do shoqërohet në komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.