Elbasan, po transportonte emigrant në mënyrë të paligjshme kundrejt fitimit, arretohet 55-vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Nëntor 2022, 11:06
Një 55 vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi akuzohet për ndihmë për kalim të emigrantëve në mënyrë të paligjshme.
Kapja e tij u bë falë operacionit policor të koduar “Six”.
“U arrestua shtetasi Kujtim Spahiu 55 vjeç, banues në Tiranë. 55-vjeçari u kap në flagrancë, nga shërbimet e Policisë rrugore, në aksin rrugor “Librazhd-Elbasan”, duke transportuar me automjetin e tij, 6 emigrantë nga vëndet e treta, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.”, njofton policia.
U sekuestruan në cilesinë e provës materiale, automjeti me të cilin transportoheshin emigrantët dhe aparati celular i të arrestuarit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.
