Sqaron policia: Personi i ndaluar në protestë kishte thikë, mund të cenonte jetën e protestuesve

Policia e Shtetit ka reaguar lidhur me shoqërimin e një shtetasi, në përfundim të tubimit të ditës së sotme nga opozita para Kryeministrisë.

Policia bën me dije se në zbatim të detyrave të planit të masave, të hartuar me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike në përfundim të tubimit kanë konstatuar një shtetas që mbante në dorë një thikë dhe kryente lëvizje të pakontrolluara.

Kështu ata kanë ndërhyrë duke parandaluar çdo veprim të këtij personi, i cili mund të cenonte jetën e pjesëmarrësve në tubim.

Policia kështu neutralizoi dhe shoqëroi shtetasin J. Ç., 25 vjeç, nga fshati Gurrëz e Vogël, Lushnjë, i cili nga verifikimet paraprake rezulton person me probleme të shëndetit mendor.

Polica pohon se përveç këtij shtetasi nuk ka asnjë person tjetër të shoqëruar dhe se tubuesit janë shpërndarë pa krijuar probleme përsa i përket rendit dhe sigurisë publike.

“Policia e Shtetit falënderon qytetarët për qytetarinë e treguar gjatë tubimit dhe i garanton ata se Policia e Shtetit është e angazhuar maksimalisht për të garantuar rendin, sigurinë, lirinë dhe të drejtat e qytetarëve.

Sqaron policia: Personi i ndaluar në protestë kishte thikë, mund
Foto e publikuar nga Policia e Tiranës