Kryeministria si vend pelegrinazhi për të vrarët nga uniformat blu

Protesta e së shtunës e thirrur nga opozita përveç mesazheve kundër qeverisë për shpopullimin dhe krizën ekonomike, shërbeu edhe si një moment reflektimi për të rinjtë që humbën jetën nga dhuna policore. Kjo pasi në përfundim të fjalimit të kreut të PD-së Sali Berisha, ish-deputeti Klevis Balliu i ftoi protestuesit që të ndezin qirinj në portën e Kryeministrisë në kujtim të viktimave të policisë. 

Pak minuta pasi Sali Berisha mbylli protestën ishte ish-deputeti Klevis Balliu që këerkoi nga policia të ndizte qirinj në kujtim të të rinjve që humbën jetën kur policia kërkoi ti ndalonte.

Kërkesa e tij u mbështet dhe nga protestuesit që arritën të thyenin kordonin e policisë e të vendoseshin para derës së blinduar të qeverisë.

Pavaresisht numrit të shumtë të protestuesve asnjë nga efektivët nuk u lëndua, por inatin e drejtuan drejt mureve të qeverisë me bojë të kuqe të zezë e vezë.

Një prej të rinjve u shoqerua madje nga pamjet duken pesë policë që e ngrenë në ajër.

Pavarësisht rezistencës protestuesi u shoqerua në komisariat, ndërsa në deklaratën zyrtare u tha se ai mbante një armë të ftohtë.

Për mësuar mbi gjendjen e tij Balliu u paraqit në komisariatin nr.1në Tiranë ku dha dhe qëndrimin e tij.

Sheshi i tejmbushur me protestues për mbi 3 orë nga kryeministria para bustit të Skenderbeut bëri jehonë dhe në mediat ndërkombetare që e vunë theksin te varfëria dhe korrupsioni.