Salianji: Sheshi ishte i tejmbushur, sinjal shkundjeje përballë regjimit të Ramës
Nga protesta e opozitës, deputeti demokrat Ervin Salianji u shpreh se pamjet në bulevard i tejkalojnë pamjet, ku sipas tij sheshi ishte i tejmbushur.
Ai tha se protesta dha një shkundjeje për të reaguar dhe për tu përballur me një regjim që do të kontrollojë të gjitha institucionet dhe pushtetin mediatik.
Salianji: Pamjet i tejkalojnë fjalët. Sikurse pa ishte një shesh i tejmbushur përtej flamujve të partive. Dha një sinjal shkundjeje për të reaguar dhe për tu përballur me një regjim që do të kontrollojë të gjitha institucionet dhe pushtetin mediatik. Sa më shumë rriten taksat dhe çmimet aq më shumë rritet dhuna e qeverisë.
Besoj se kjo protestë pas disa muajsh ishte një mesazh i qartë që qytetarët e mbështetur. Pashë që shumë qytetarë në protestë flisnin me një person që kishte jashtë dhe që tregon një plagë të madhe të vendit, ku po boshatisen fshatra dhe qytete. Bulevardi ka qenë plot sepse mllefi ishte i madh duke parakaluar edhe axhendën e opozitës.


