Prifti anglez: Shqiptarët e rinj na duhen në Skoci, të marrin leje pune duke rritur ekonominë tonë
Kryetari i këshillit lokal të famullisë në fshatin anglez Manston, ka sugjeruar që emigrantët shqiptarë të dërgohen në Skoci ku mund të "shfrytëzohen" nga ministri i parë Nicola Sturgeon.
Guy Wilson, kryetar i Këshillit të Famullisë Manston, tha se përgjigja e tij është politikisht korrekte është se ka një detyrë ligjore që të kujdesen për ta, tu ofrojnë strehim dhe ushqim.
“Përgjigja ime është se ne kemi një fuqi punëtore të reduktuar në Angli dhe Skoci, dhe shumë nga këta emigrantë të rinj nga Shqipëria – ata të moshës 18 deri në 30 vjeç – mund të shpresojmë të ‘përdoren’ nga Nicola Sturgeon. Ata mund të bashkohen me fuqinë punëtore. Ata mund të marrin leje pune për të punuar në Skoci dhe të rrisin në mënyrë të konsiderueshme ekonominë e produktivitetin skocez. Shumica e emigrantëve janë të përgatitur të punojnë për pakgjë” - tha Wilson për The Epoch Times.
Wilson, një kontabilist tatimor dhe zhvillues pronash, tha se familja e tij kishte qenë në Manston për 85 vjet, por ai u hutua kur e pa fshatin papritur në titujt e lajmeve.
Qeveria njoftoi këtë javë se, që nga ora 8 e mëngjesit të së mërkurës, numri i njerëzve në objektin Manston ishte ulur nga 4,000 në 1,147.
Më shumë se 40,000 emigrantë të paligjshëm kanë kaluar Kanalin Anglez këtë vit dhe, kur objekti Western Jetfoil në portet e Doverit u bë shumë i vogël për ta, Home Office mori në fillim të këtij viti tokën në Manston për akomodim.
Emigrantët supozohet t'i nënshtrohen kontrolleve të sigurisë dhe identitetit atje përpara se të transferohen në strehimore të tjera, ndërsa kërkesat e tyre për azil po shqyrtohen.
Më herët autoritetet britanike pohuan se rreth 12,000 nga emigrantë erdhën nga Shqipëria, një vend ku nuk ka asnjë konflikt apo shkelje të mëdha të të drejtave të njeriut.
Ata pohuan se shumë shqiptarë "po luanin me sistemin" dhe janë zhdukur në ekonominë e zezë për të punuar ilegalisht dhe për të dërguar para në shtëpi.
