Meta: Protestat do të vazhdojnë pa mbarim, Rama i detyruar që të fillojë numërimin mbrapsht

Pas përfundimit të protestës, kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka shkuar në ambientet e selisë së Partisë së tij ku ka dhënë edhe një prononcim për mediet.

Meta tha se Edi Rama është i detyruar që të fillojë numërimin mbrapsht. Ai është një shpresëvrasës për popullin e Shqipërisë dhe kjo ndodh për shkak të kapjesh së shtetit.

Meta: E jashtëzakonshme. E kemi bërë të qartë, protestat do të vazhdojnë pa mbarim. Do të vazhdojmë me protesta dhe zgjedhje. Edi Rama është i detyruar që të fillojë numërimin mbrapsht. Ai është një shpresëvrasës për popullin e Shqipërisë dhe kjo ndodh për shkak të kapjesh së shtetit.

Sot jam i sigurt që është hedhur një hap drejt demokracisë dhe llogaridhënies. Kjo është një mafie që e urren rininë dhe popullin tonë.