Balla me gjuhën e Ramës komenton protestën: Bedelat e Putinit në Tiranë, aleanca e rublave

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla e ka komentuar protestën e stome të opozitës duke e quajtur si një aleancë rublash.

Ai shkruan se rublat vazhdojnë të financojnë aleancën, njëlloj si në 2011 kur dhanë votën kundër Kosovës, që sipas tij lemerisi botën me gjoja trajtime çnjerëzore dhe trafiqe organesh nga UÇK.

Balla shton se opozita e rublave është e zhytur thellë në thesin e parave ruse dhe se porosia për sot nga Moska ishte që të mos kishte asnjë fjalë apo zë kundër agresionit rus në Ukrainë.

Balla: Aleanca e Rublave është përditë e më e lexueshme, çdo ditë e më e tërbuar, prej sonte edhe më e dëshpëruar! Rublat vazhdojnë të financojnë aleancën, njëlloj si në 2011 kur dhanë votën kundër Kosovës, e vetë Shqipërisë dhe PRO Rezolutës famëkeqe të shkruar në Kremlin, që lemerisi botën me gjoja trajtime çnjerëzore dhe trafiqe organesh nga UÇK!

Opozita e rublave është e zhytur thellë në thesin e parave ruse. Porosia për sot nga Moska ishte që të mos kishte asnjë fjalë apo zë kundër agresionit rus në Ukrainë. Dhe bedelat e Putinit në Tiranë e zbatuan. Turp!