Tiranë, tregtonin cigare të kontrabanduara arrestohen 3 persona

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë pasi akuzohen se tregtonin steka cigare të kontrabanduara.

“Shërbimet policore kanë evidentuar dhe goditur 3 raste të kontrabandës së mallrave. Në vijim të veprimeve për këto raste, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. M., 34 vjeç, banues në Tiranë dhe u proceduan penalisht shtetasit I. D., 31 vjeç, A. M., 35 vjeç, të dy banues në Tiranë.”, njofton policia.

Gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë, në automjetet që këta shtetas drejtonin, ju  gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, dhjetëra steka me paketa me cigare, të dyshuara të kontrabanduara.  

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e shtetasit G. H., në rrugën "Medar Shtylla", u konstatua se ky shtetas nuk e kishte regjistruar këtë aktivitet në organet kompetente. Në vijim, shërbimet e Policisë, gjetën në aparatin celular të 22-vjeçarit, faqe online që shërbenin për vendosjen e basteve sportive.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.