Rama “përshëndet” protestën e opozitës nga larg: Janë hapur 4.5 nga 6 km nga Tuneli i Llogarasë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Nëntor 2022, 19:36
Kryeministri Edi Rama duket se e ka “përshëndetur” nga larg protestën e opozitës para zyrës së tij që u mbyll pak minuta më parë.
Ai ka postuar në Facebook foto nga tuneli i Llogarasë ku sipas tij, tanimë janë hapur 4.5 nga 6 kilometrat e projektit që do ta afrojë bregun e Jonit me aeroportin ndërkombëtar të Vlorës.
Rama: Tuneli i Llogarasë ku tanimë janë hapur 4.5 nga 6 kilometrat e projektit që do ta afrojë bregun e Jonit me aeroportin ndërkombëtar të Vlorës dhe rrisë ndjeshëm kuotat e industrisë shqiptare të turizmit.


