"Djali u mor për këtë flamur", Gent Strazimiri tregon pse protestuesi u shoqërua me forcë nga policia
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Nëntor 2022, 19:23
Deputeti, Gent Strazimiri, ka hedhur dritë mbi arsyen e shoqërimit me forcë të një protestuesi nga policia.
Sipas tij, ai u mor vetëm se donte të vendoste flamurin kombëtar në dritaren e kryeministrisë.
"Ka dashur të vendosë këtë flamurin e Shqipërisë te dritarja e Kryeministrisë. Po të kishte pasur flamurin serb nuk do ti kishte ndodhur gjë se na prishej miqësia. Këtë flamur e miri një nga kameramanët, ishte bërë si leckë, e shkelën me këmbë policët e këtij shteti dhe nuk e ngritën. Nuk ua vriste sytë. Për këtë flamur e morën djalin, donte ta vendoste te dritarja e kryeministrisë. Ja thashë një prej policëve, je betuar mbi këtë flamur. Do shkojmë tani në komisariat ta sqarojmë, i kërkojmë falje edhe flamurit, jo vetëm djalit".
