Protesta e opozitës, Demalia: Duhet alternativë dhe rezistencë permanente, me orar kinemaje Rama edhe 1000 vjet në pushtet

Analisti, Ilir Demalia, thotë se opozita duhet të dalë me alternativë të qartë para mazhorancës dhe të bëjë rezistencë permanente.

Në të kundërt, sipas tij, me protesta me orar kinemaje Rama do të rrijë në pushtet sa të dojë.

Demalia: Protesta ishte me një pjesëmarrje të madhe dhe kjo është normale në gjendjen që është Shqipëria sot, në gjendjen që është demokracia. Njerëzit sot dolën në shesh se u ka ardhur shpirti në majë të hundës me çmimet. Shqiptarët po largohen përditë, ky është fakt. Protesta absolutisht që duhet dhe sot ishte një protestë e konsiderueshme.Duhet organizuar një protestë permanente, si revolucioni portokalli në Ukrainë. Kështu me orar kinemaje edhe 1000 vjet rri Edi Rama.

Sipas tij kjo qeveri ka mjaftueshëm afera mbi supe, më e fundit ajo e portit të Durrësit.

Demalia: Porti i Durrësit është një gjë e pa sens, pa logjikë, dukshëm një aferë korruptive. Të shkatërrosh një port funksinal historik…, ti ndërtoje portin e jahteve por diku tjetër.

Hataja e madhe është se zhvendoset pa bërë portin tjetër, problemi i pronës, abuzimit. Kemi një aferë të hapur korruptive.

Për Rtv Ora me gazetaren Siklajda Shorja ai komentoi edhe situatën brenda PD dhe debatin për vulën dhe logon e partisë.

Demalia: Ajo pse që ka vulën por nuk ka partinë nuk duhet konsideruar më.Të jemi realist, partinë e ka Berisha, ata të mbajnë vulën si çelësat. A ke njerëz? Dakord ke probleme me Berishën por në këtë protestë duhet të kishin pjesën e tyre. Nuk të bën faktor vula por e bën faktori vulën. Bëjnë mbledhjet në klubet e lagjes, nuk u vjen turp! Dorëzoje më mirë, thuaj kaq e kisha fuqinë. Nuk ke peshë. Këtu është përfitimi i Ramës.

Ndërkohë procesin e primareve nuk e sheh shumë me optimizëm.

Demalia: Primaret janë një farsë. Pashë kandidatët e Tiranës. Ai që do garojë është i përcaktuar, për Tiranën është përcaktuar Belind Këlliçi. Primaret duan kohë.