U kap me drogë në Turqi, përjashtohet përgjithmonë nga policia efekti i Rrugores së Tiranës

Polica e shtetit ka përjashtuar nga radhë se saj policin e Rrugores, Florenc Bicerri i cili u kap me drogë në Turqi.

Policia sqaron se punonjësi i Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë, shtetasi Florenc Bicerri, tashmë i arrestuar në Turqi, ka dalë nga Shqipëria, nëpërmjet Rinasit, më datë 05.10.2022.

Sipas burimeve ai u kap së bashku me 2 persona të tjerë të identifikuar si shtetasi Adrian Qirici si dhe Kujtim Celiku ky i fundit i dënuar më herët për vjedhje të dy shtetas shqiptarë.

“Policia e Shtetit, në bashkëpunim me homologët turq, në lidhje me një rast trafikimi të lëndëve narkotike, në të cilin janë të përfshirë 3 shtetas shqiptarë, njëri prej tyre punonjës policie, ka ngritur një grup të dedikuar hetimor, për hetimin e rastit. Për këtë punonjës policie, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar përjashtimin e menjëhershëm dhe përgjithmonë, nga Policia e Shtetit.” – njofton policia.

Që prej datës 8 tetor, komisariati rrugor në Tiranë ka nisur hetimin disiplinor për efektivin si dhe procedurën për largim nga puna.

Kjo pasi ai nuk është paraqitur në detyrë, madje kishte rezultonte se kishte ikur pa leje drejt shtetit turk.