Vranë shokun e fëmijërisë Sanxhaktari dhe Hajdari kërkojnë uljen e dënimit në Gjykatën e Lartë
Sokol Sanxhaktari, personi që së bashku me Adriano Hajdarin vranë shokun e fëmijërisë Florian Lamçe alias Shabani, i është drejtuar me një rekurs Gjykatës së Lartë, duke kërkuar uljen e dënimit.
Rekursi i Sanxhaktarit vjen në një kohë kur në 28 shtator 2022, Gjykata e Apelit në Durrës, vendosi dënimin e Sanxhaktarit me 15 vjet heqje lirie, por për shkak të gjykimit të shkurtuar përfundimit ai u dënua me 10 vjet heqje lirie.
Ndërsa miku i tij, Adriano Hajdari u dënua për “Vrasje me dashje” kryer në bashkëpunim me 12 vjet heqje lirie, por për shkak të gjykimit të shkurtuar përfundimin ai u dënua me 8 vjet heqje lirie.
Tashmë çështja ndaj dy të pandehurve Hajdari, Sanxhaktari dhe dy personave të tjerë Amadeus Lamçja dhe Mehmet Muça, të akuzuar për “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.
Rekursi i tyre pritet të gjykohet nga gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Ilir Panda, i cili në kohët në vijimdo vendosi nëse do pranojë ose jo rekursin e 4 të dënuarve.
