Në kërkim për transport të emigrantëve, kapet në Gjirokastër 28-vjeçari
Një 28-vjeçar, i shpallur në kërkim për transportimin e emigrantëve të paligjshëm është arrestuar sot nga policia në Gjirokastër.
Forcat e Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, bazuar në inteligjencën informative mbi vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, në afërsi të fshatit Fllomo, Dropull, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit M. H., 28 vjeç, banues në Vlorë.
"Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër i ka caktuar 28-vjeçarit, masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit", pasi në shtator të vitit 2020, ka tentuar të transportojë kundrejt fitimit, 10 emigrantë nga vendet MENA, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit," njoftoi policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.