Zihni Tollozhina dhe Oligert Muçllari plotësojnë formualin për primaret në Pogradec

Nga 5 kandidatë të propozuar nga grupseksionet e PD-së në Pogradec, vetëm 2 kadidatura e kanë plotësuar formularin për tú bërë pjesë e primareve.

Inxhineri dhe një nga themeluesit e PD Pogradec Zihni Tollozhina dhe Oligert Muçllari me profesion ekonomist kontabël, do të përballen me njëri-tjetrin se kush do të marrë votëbesimin e antarësisë së PD në Pogradec për të qenë kandidati përballë Ilir Xhakollit në zgjedhjet e 14 majit.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Nuk janë bërë pjesë e garës kryetari aktual i kësaj dege Genti Çela i cili ishte propozuar nga antarësia, ish-kryebashkiaku Eduart Kapri po ashtu nuk e ka plotësuar formularin dhe një nga biznesmenët më të njohur në Pogradec Bajram Fezollari.

Dy emrat e fundit u diskutuan mjaft në ditët e fundit në qytet si dy kandidatura mjaft të forta për Bashkinë e Pogradecit, por ata nuk u bënë pjesë e garës.