Deklarata diskriminuese, shqiptarët protestojnë në Britani: Jemi shqiptarë jo kriminelë
Shqiptarët nuk janë kriminel.
Me këto moto mijëra shqiptar kanë protestuar në Londër duke u shprehur kundër etiketimit të tyre si kriminelë
Me flamurin Shqiptar në duar dhe në një reagim paqësor sollën në vëmendje jo vetëm kontributin e tyre në punë të ndershme në Angli por edhe vlerat e kombit shqiptar, si dhe figurat e tij.
"Ne jemi shqiptarë, jo kriminelë"
"Në punojmë, paguajmë taksa, ne jemi shqiptarë"
"Duam që qeveria britanike të na kërkojë falje"
"Profesioni im, marangoz. Në kohë të lirë jam "kriminel""
Akuzat e sekretares së brendshme britanike Suella Braveman i konsideruan të pavërteta ndaj dhe kërkuan dorëheqjen e saj nga detyra.
Nën kontrollin e policisë kanë marshuar në rrugët e Londrës, duke bërë thirrje për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të tyre.
Në reagim nuk munguan as këngët shqiptare ndërsa policia ka monitoruar protestën e mijërave shqiptarë në rrugët e Londrës.
Protesta u zhvendos edhe para Parlamentit britanik.

