Protesta e opozitës, 2 mijë protestues nga Kukësi

Rreth 2000 protestues janë nisur nga Kukësi me autobuzë dhe mjete private për t'iu bashkuar protestës së thirrur nga Berisha.

Kryetari i PD-së Kukës Admir Sinamati para nisjes së protestuesve tha se sot është dita e qytetarëve të lirë të Kukësit dhe mbarë Shqipërisë.

"Dita e protestës kundër padrejtësive, përbuzjes dhe papunësisë! Ora e mllefit ndaj dyshes Rama-Vuçiç po vjen. Uragani i protestës kombëtare fillon me Kukësin."

"Është dita kombëtare e Kukësit dhe qytetarëve të lirë. Është dita kundër arrogancës, korrupsionit, kundër padrejtësive. Sot është dita kur qytetarët e Kukësit dhe këtij vendi do të protestojnë kundër zbrazjes së Shqipërisë," tha ai.

Ndërsa protestuesit treguan se kemi shumë arsye për të protestuar e më kryesorja shpopullimi i Kukësit dhe Shqipërisë.

"Në liqenin e Kukësit furnizohet e gjtihë Shqipëria me drita. Sot ai do që të vejë taksë për mbi 800 kw.

I bashkohemi protestës për punësimin, mirëqenien. Çmimet e larta janë katastrofë, këtu nuk jetohet. Kanë ngelur vetëm pleq," thanë disa qytetarë.

Protesta e opozitës, 2 mijë protestues nga Kukësi