Mbi 3 mijë demokratë pritet të vijnë nga Shkodra, protestuesja stampon foton e Berishës në bluzë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Nëntor 2022, 13:12
Edhe dega e PD-së në Shkodër është organizuar për protestën e pasdites se sotme. Kryetari i kësaj dege parashikon rreth 3 mijë anëtarë të strukturave të organizuar me autobusë dhe furgonë që do të nisen nga “Teatri Migjeni”, “Isa Boletini” apo “Kisha Katolike” drejt Tiranës për të marrë pjesë në protestën e orës 16:00
“Shkodra po braktiset çdo ditë nga bijtë e saj. I bëj thirrje të gjithë qytetarëve të marrin pjesë në protestën e Tiranës” tha Gjenarin Kapcari.
Një protestuese ka veshur bluzën ku ka të stampuar foton e kryetarit të PD-së Sali Berisha dhe në dorë mban pankartën ku shkruhet: "Shkodra kunder Edvin, Enver Hoxha"