Luan Baçi: Protesta sot, fillimi i një vale protestash të pandalshme deri në largimin e Edi Ramës

Protesta e kësaj të shtune është cilësuar si një ndër më të mëdhatë e opozitës, ndërsa edhe nga Fieri janë nisur anëtarë e simpatizantë të Partisë Demokratike si dhe qytetarë. 

Për deputetin Luan Baçi, ky është fillimi i një vale protestash, jo vetëm në Tiranë, por edhe nëpër rrethe.

Pritet dhe do të jetë më e madhja. Sot do të shikoni një protestë të fuqishme për ti treguar Edi Ramës që është I tepërt në kryeministri.  Do të jetë një fillim vale protestash të pandalshme deri në largimin e tij.

Këto protesta, ecin paralel me primaret, nga ku pritet të dalin kandidatët zyrtar për zgjedhjet e 14 majit

"Fillim i valëve të protestave të njëpasnjëshme para kryeministrisë para parlamentit. Protesta e primare deri më 14 maj" tha Luan Baçi

Kjo protestë sipas Baçit, pritet të jetë paqësore e me pjesëmarrje të gjerë.