Protesta/ Pika kontrolli në Vlorë - Levan, kontrollohen makinat që vijnë drejt Tiranës

Një plan masash janë marrë nga policia për të siguruar rendin dhe sigurinë në protestën e pasdites së sotme të organizuar nga PD dhe do të jetë pjesëmarrës dhe Partia e Lirisë

Janë ngritur pika kontrolli në hyrje të Tiranës por dhe në dalje të qyteteve të tjera nga pritet që të nisen protestuesit për tiu bashkuar protestës së orës 16:00

Edhe në dalje të Vlorës, në autostradën Vlorë-Levan janë vendosur pika kontrolli.

Kryesisht vëzhgohet largimi i protestuesve drejt Tiranës por kontrollohen edhe automjete të rastit si dhe automjetet e shtrenjta, informon gazetari   I Ora Neës, Edi Ruçi.

“Janë marrë masa që të ketë kontrolle të shtruara të makinave private me të cilat udhëtojnë protestuesit drejt Tiranës si dhe do të kontrollohen personat nëse kanë armë apo sende të kundraligjshme apo kapsolla” informon gazetari i Ora News, Edison Vatnikaj. 

Mbi 1200 efektivë, agjentë të FNSh, Shqiponja, dhe agjentë civilë do të monitorojnë protestën në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë.