Gati për protestën/ Ja roli i FNSH, "Shqiponjave" dhe agjentëve civilë, Lyhen me graso shtyllat ku janë kamerat
Masat paraprake për protestën e opozitës të organizuar sot në orës 16:00 janë marrë tashmë nga Policia e Shtetit përgjatë Bulevardit.
Gazetari i Ora News Edison Vatnikaj infomon se përgjatë Bulevardit, shtyllat janë lyer me graso që protestuesit të mos arrijnë të hipin ndërsa do të ketë forca të shtuara të FNSH, forcave "Shqiponja" dhe RENEA.
"Janë marrë disa masa, përgjatë rrugës dhe Bulevardit ku shtyllat kryesore përgjatë kryeministrisë janë lyer me graso të rëshqitshëm që protestuesit të mos hipin në shtylla dhe të prishin altroparlantët e vendosur nga policia e shtetit e cila herë pas here do të bëjë thirrje në rast se do të ketë akte të dhunës.
Do të jenë rreth 1200 punonjës policie të reparteve të ndryshme. Në vijë të parë do të jenë forcat e rendit, FNSH, forcat Shqiponja dhe RENEA që do të jenë më të fshehur.
Në mbështetje të tyre do të jenë edhe agjentët e Policisë së Shtetit, civilë që do të raportojnë në çdo kohë tek grupi i tyre për persona me precedentë të theksuar kriminal, persona që mund të krijojnë trazira, si dhe për persona që janë të identifikuar nga ana e policisë si të dhunshëm apo për akte dhune të mëhershme.
Në kryeqytet janë ngritur pika kontrolli. Në kryeqytet janë ngritur pika kontrolli dhe masa që personat që do të bëhen pjesë e protestës të ketë kontroll tek makinat e tyre private, kontrolle për armë, mjete plasëse e mjete të tjera," tha ai.
