Në kërkim ndërkombëtar nga Italia për vjedhje, arrestohet në Kurbin 34 vjeçari
Nga Ora News Përditësimi i fundit 12 Nëntor 2022, 13:09
Një 34 vjeçar është arrestuar nga policia në Kurbin me qëllim ekstradimi, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga shteti italian.
Me finalizimin e operacionit "Firenze", ra në pranga Vis Lika alias Admir Rrika, 34 vjeç, banues në Kurbin.
"Gjykata e Apelit Firenze, Itali e ka dënuar 34-vjeçarin, me 2 vite e 3 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja në rrethana rënduese", parashikuar nga Kodi Penal italian. Arrestimi i këtij shtetasi është provizor, pasi vijojnë veprimet procedurale, nga Interpol Tirana, me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë," njoftoi policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.
