Braçe: Kokoneshi në gjendje të mirë, ndihmësit të tij i janë prekur disa organe, falenderoj mjekët e infermieret
Përmes një daljeje në Instagrami, deputeti socialist Erion Braçe ka bërë me dije gjendje e kryebashkiakut të Lushnjes dhe ndihmësit të tij.
Ai tha se kryebashkiaku është në gjendje të mirë shëndetësore dhe është duke u trajtuar në spitalin e Traumës në kryeqytet.
Ai shtoi se ndihmësi i tij, Miri Bullari, ka bërë një ndërhyrje kirurgjikale dhe akoma është në gjendje të rëndës shëndetësore, duke shtuar se i janë prekur disa organe.
Braçe: Kokoneshi është jashtë rrezikut për jetën dhe po merr ndihëm e specializuar në spitalin e Traumës. Ndërkohë punonjësi i bashkisë së Divjakës, shpresojmë shumë që të ketë kaluar gjendjen e vështirë. Operacioni ka dalë me sukses. Atij i janë prekur shumë organe, por mjekët e Lushnjes kanë bërë një mrekulli.
Mbi 5 ore ne dy ndërhyrje ku ajo tek Miri Bullari ishte me shume se sa masive e tejet e vështire!
Me shume përulje ju jam mirënjohës tre kirurgeve doktor Samiut, doktor Dervishit, doktor Altit; çdo infermieri qe shërbeu bashke me ta! Mirënjohës pafund edhe doktor Vodos ne poliklinikën e Divjakës, ekipit te tij atje qe dhanë ndihmën e pare e aq jetike!
View this post on Instagram
