Receta e Majkos: Vaksina ruse për opozitën! Replikon Alibeaj: Ky është efekti i vaksinimit

Komisioni i Ligjeve, përveç debateve të forta në të cilat u përfshi këtë të premte, gjeti kohë edhe për shaka.

Seanca dëgjimore me zëvendësministren e Shëndetësisë Rakacolli i shërbeu deputetit socialist Pandeli Majko që të përcaktonte një recetë për deputetët e Partisë Demokratike në Komision.

Majko: Ndonjë vaksinë ruse në depo keni?

Rakacolli: Jo, janë ezauruar, janë bërë.

Majko: Ju të opozitës, vaksina ruse do t'u bëjmë.Të rrini rehat.

Bushka: Kolegë ju lutem, nuk ka vaksina ruse.

Alibeaj: Ky duhet të jetë besoj efekti i vaksinimit.

Korreshi: E ka bërë kineze Pandi.

Alibeaj: Ka mundësi.