Preçi: Porti i ri i Durrësit ka hije dyshimi, pa konkurrencë dhe kompani off-shore, nuk përfiton buxheti
Në një intervistë për Ora News, eksperti i ekonomisë, Zef Preçi u shpreh se Porti i Durrësit mbetet një nyje e rëndësishme që i kalon kufijtë kombëtarë.
Sipas tij, nënshkruhen marrëveshje pa konkurrencë dhe kompani off-shore dhe prandaj ngrihen hije të forta dyshimi për një marrëveshje klienteliste dhe favorizuese
Preçi: Porti i Durrësit mbetet një nyje e rëndësishme që i kalon kufijtë kombëtarë. Askush nuk është kundër investimeve të huaja, mjafton që të respektohet ato rregulla që lidhen me ekonominë dhe barazinë. Një investim sikurse është porti i Durrësit që do të bëhet port jahtesh duhet vënë në balancë përfitimet direkte dhe indirekte.
Ka një paradoks shumë të madh, sepse flitet për një investim të huaj, ndërsa shfaqen defektet që kanë shfaqur kompaninë e huaja në 30 vitet e fundit, duke mos pasur transparencë. Ofrohet përjashtime ligjore që duhen diskutuar për pasojat që mund të vijnë. Nënshkruhen marrëveshje pa konkurrencë dhe kompani off-shore dhe prandaj ngrihen hije të forta dyshimi për një marrëveshje klienteliste dhe favorizuese në vazhdën e vendimmarrje të këtyre vendime që janë marrë së fundmi.
Ai shtoi se përzgjedhja e kompanive pa konkurrim bie ndesh me kushtetutën dhe në raport me anëtarësimin tonë në BE duke cenuar interesat ekonomike të qytetarëve shqiptarë.
Preçi: Përzgjedhja e kompanive pa konkurrim bie ndesh me kushtetutën dhe në raport me anëtarësimin tonë në BE duke cenuar interesat ekonomike të qytetarëve shqiptarë. Së dyti, a është momenti kur duhet ndërmarrë një investim i tillë, sepse kështu zhbëjmë portin e Durrësit duke marrë borxh, me procedura shumë të diskutueshme. Partneritete të tilla as nuk raportojnë dhe ka dyshime se paguajnë zyrtarë dhe palë të tjera dhe përfitimet e buxhetit të shtetit janë shumë të vogla.

