Berisha: Mos provokoni protestën!

Një ditë para protestës së thirrur nga opozita kundër qeverisë Rama, kryedemokrati Sali Berisha apeloi që të mos provokohen qytetarët në shesh, pasi pasojat do jenë të rënda. Berisha deklaroi se pas megaaferës së portit të ri të Durrësit prej 3 miliardë eurosh fshihen interesat e kryeministrit Edi Rama dhe vëllait të tij Olsi Rama.

Mos i provokoni qytetarët në protestë. Kjo ka qenë thirrja e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha për policinë e shtetit një ditë nga manifestimi pa afat i forcës në sheshin përpara kryeministrisë.

"Mjerë ai që i prek. Protesta do të zgjasë sa të dojë populli shqiptar. Sa t’i teket popullit opozitar. Ai është nesër sovrani i Shqipërisë"

Në bashkëbisedim me gazetarët, Berisha nuk la jashtë vëmendjes edhe çështjen e portit të durrësit, sipas të cilët është një megaaferë korruptive më e madhe se ajo incineratorëve dhe pas së cilës fshihen vëllezëri Olsi dhe Edi Rama, e cila do t’i kushtojë vendit 3 miliardë euro.

"Vetëm trualli, tokë publike e portit, kushton 3 miliardë euro. Vetëm ndërtimi i Dubait të Shqipërisë, kushton 3 ose katër miliardë euro. Të gjitha këto nga një kompani ku 60 përqind të tyre nuk dihet se kujt janë, se janë të Edi Ramës dhe Olsi Ramës. Edi Rama nuk do kishte mundur kurrë të fshihte 60 përqind të një kompanie miliardash po të mos ishte personalisht e tij. Në këtë mega-aferë, Edi Rama i ka dhënë vetes, statusin e investitorit strategjik. I përjashtuar nga TVSH dhe taksat e tjera. Rama ka përjashtuar veten dhe vëllezërit Kariç nga taksa e infrastrukturës dhe taksat e tjera. Rama ka përdorur skemë identike me Lukashenkon e Minskut dhe vëllezërit Kariç.

Për Berishëm mbyllja e hetimeve për inceneratorin e Elbasanit nga SPAK, është një akt kriminal. Por ai shkoi më tej në akuzat e tij teksa zbuloi një tjetër detaj të kontratës, sipas së cilit palët kontraktuese nuk kanë të drejtë të kryejnë zgjidhje të kontratës.

Kreu i PD-së komentoi dhe vendimin e mazhorancës në kuvend që përjashtoi me 10 ditë dy deputetët e tij Edi Palokën dhe Bujar Leskajn.