“Faqja e pistë” e Malësisë së Madhe/ Mbeturina e goma mbulojnë territorin pas “fasadës” së pastrimit

Pastrimi i territorit dhe mbrojtja e mjedisit janë “beteja” të humbura të Bashkisë së Malësisë së Madhe, përtej aksioneve fasadë. Mbeturina e goma gati për tu djegur janë kthyer ne kartolinën e turpit.

Pirgje me mbeturina dhe goma që janë bërë gati të digjen kanë pushtuar dhjetëra hektarë tokë në Malësi të Madhe.

Është pamja tjetër e të ashtuquajturit aksioni kombëtar për pastrimin e territorit.

Dëshmi e realitetit që pasi fiken kamerat e inspektimeve të qeveritarëve dhe zyrtarëve vendorë, mbrojtja e mjedisit në të vërtetë nuk është aq në fokus sa thuhet.

Përndryshe këto pamje do ti kishin tërhequr vëmendjen e bashkisë së drejtuar nga socialisti Tonin Marinaj.

Edhe Inspektoritatet e Mbrojtjes së Mjedisit që duhet të reagonin me urgjencë duken inekzistentë.

Ndoshta është edhe për efekt se drejtuesit e institucioneve i kanë zënë që tani ethet e garës elektorale të vitit të ardhshëm.

Territori i Malësisë së Madhe përshkohet nga një prej akseve nacionale që lidh Shkodrën me Malin e Zi dhe kjo pamje është kartolina më e shëmtuar e mirëseardhjes në Shqipëri.