Nuk gjen qetësi Divjaka, pas plagosjes së kryebashkiakut, maskat grabisin me armë një Exchange
Një person i maskuar ka hyrë me kallashnikov me një pike Exchange në Divjakë dhe ka marre një sasi parash.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:40, ndërsa autori I maskuar i armatosur është futur në ambientet e brendshme dhe nën kërcënimin e armës ka detyruar punonjësit të mos lëvizin duke marrë çka gjetur.
Mësohet se një tjetër person i maskuar e priste me motoçikletë dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Autorët përfituan nga momenti ku policët ka qenë të angazhuar me plagosjen e kryetari të bashkisë dhe shoferin te tij.
Gjithçka është regjistruat nga kamerat e sigurisë se pikës se shkëmbimit të parave, por autorët kanë qenë të maskuar nga koka të këmbët.
"Pasditen e sotme, në qytetin e Divjakës, në një pikë këmbimi valutor, një person i vetëm, ende i paidentifikuar dyshohet se nën kërcënimin e armës ka vjedhur një shumë parash dhe më pas është larguar me shpejtësi. Nga ana e Policisë janë ngritur pika kontrolli dhe vijon kontrolli i zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijon punën për fiksimin e çdo prove materiale që do shërbejë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit." - njofton policia.
Për lajmin ka reaguar edhe deputeti demokrat, Saimir Korreshi i cili shkruan se Divjaka është në gjendje lufte duke thënë se shteti është në kaos dhe i shpartalluar.
Korreshi: Divjaka ne gjendje lufte vetëm se kësaj radhe nuk behet me lajm edhe pse ky i dyti është me i frikshëm. Ne qendër te Divjakës sot ne orën 15:40 është vjedhur me arme nga 3 persona te maskuar Agjencia e Western Union. Ne ato momente Policia ka qene ne drejtim te paditur dhe pikërisht ne drejtim te paditur ikën dhe autoret. Shteti ne kaos, këto janë pasojat e fukarallëkut dhe te shtetit te shpartalluar.
