Demalia: Opozita lufton në Kuvend, protestat i bëjnë qytetarët, kanë frikë të përmendin oligarkët

Për analistin Ilir Demalia në perëndim nuk dalin senatorët që të drejtojnë protesta, pasi protestën e bën qytetari dhe shoqëria civile.

Ai tha se lufta e opozitës bëhet në parlament përmes institucioneve dhe shtoi se opozita ka frikë që të përmendë emrat e oligarkëve.

Demalia: Këta janë bërë qesharakë. Ka një javë që Berisha del në çdo televizion dhe gjatë gjithë ditës. Në perëndim nuk dalin senatorët që të drejtojnë protesta, pasi protestën e bën qytetari dhe shoqëria civile. Lufta e opozitës bëhet në parlament. Këto janë palë njëra më mizerje se tjetra. Këto që po bën Berisha tani i ka bërë edhe Rama më parë.

Këta kanë parti pa bosht ideologjik dhe ekonomik. Kanë bërë skandal me pronat. I vodhën pronat publike. Kanë frikë të përmendin oligarkë dhe u merret goja. Këta janë karagjozë, sepse u mbyllet goja për t’i përmendur. Kur i dimë të gjithë se kush janë oligarkët. Ky është një sistem i ngritur nga opozita dhe Rama e ka perfeksionuar. Nuk ndryshon sistemi. Edhe dje gjuha e Ramës ishte e neveritshme, që nuk ishte e nevojshme.