Një avokate në garë me mjekun për primaret e bashkisë së Korçës

Pas mjekut Gjergji Gjata, një tjetër kandidaturë ka shfaqur interes për primaret e PD në bashkinë Korçë.

Ora News mëson se Entela Dvorani, me profesion avokate, ka plotësuar formularin për kandidim në primare.

12 nëntori është afati i fundit për dorëzimin e kandidaturave për primaret e zgjedhjeve lokale në Partinë Demokratike.