"Tërmeti" Veliaj, Bashkia e Tiranës rrëzon pallatet e padëmtuara
Banorët e rrugës "Myslym Keta" në kryeqytet kundërshtojnë vendimin e Bashkisë Tiranë që pallatet e tyre të shemben si të dëmtuara nga tërmeti. Ato kërkojnë që vendimi të tërhiqet pasi nuk do të dalin nga banesat. Sipas qytetarëve, dokumentacioni i vlerësimit të dëmeve është ndryshuar disa herë, duke dhënë dy versione të ndryshme.
Këto pamje nuk janë krijuar nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të nëntorit 2019, por nga dora e njeriut.
Mëngjesin e 10 nëntorit fadromat e IMT-së shkuan në rrugën "Myslym Keta" për të shembur këtë pallat me arsyen se është i dëmtuar nga tërmeti.
Por shqetësuese është fakti se pallati mund të bjerë nga momenti në moment e mund të rrezikojë jetën e cilitdo që kalon në këtë rrugë.
"E shembën dje dhe e lanë pjesën tjetër këtu."
Frika e banorëve të tjerë është se mos Bashkia do tu shembë pallatet e tyre.
"Banorët janë të gjithë të frikësuar."
Ata thonë se shtëpitë nuk i kanë të dëmtuara dhe paralajmërojnë se nuk do ti lirojnë godinat.
"Gjallë nga shtëpia nuk dal!"
"Erion Veliaj tha do ta bëj Tiranën lule dhe sot e ka bërë lule me gradaçela. Këtu duan me bo qendër biznesi."
Pas tërmetit të 26 nëntorit ekspertët nisën verifikimin e dëmeve që pësuan pallatet, për të vlerësuar nëse ishin ose jo të banueshme.
"Ekspertët thonë se nuk ka gjë pallati, thjesht suvatimet."
"A e ke bërë këtë punë? Merri njerëzit dhe çoji në shtëpi, jo në banesa sociale. Asnjë gjë nuk më ka shtëpia."
Në këtë bllok pallatesh ekspertiza e datës 6 dhjetor 2019 vërtetoi se objekti nuk kishte dëmtime në strukturë dhe se dëmet ishin të riparueshme.
Por afro 9 muaj më pas, më datë 5 gusht 2020 një ekspertizë tjetër vendosi që pallatet duhet të prishen.
Banorët kundërshtojnë. Duke treguar ambientet e shtëpisë ata i kërkojnë bashkisë Tiranë që ti lënë të qetë.
"Nuk ka asnjë plasje."
