Braimllari: Porti i Durrësit proces i izoluar, incineratorët skemë me dy kokë, një në kryeministri tjetra në bashki

Tashmë Partia e Lirisë është fokusuar te Porti  i Durrësit ku ditët e fundit ka pasur akuza të drejtëpërdrejta për faktin se nuk dihet kush fshihet pas kompanive që do të ndërtojnë atje dhe do të marrin pronat publike.

Partia e Lirisë thotë se kjo kompani është ofshore.

Sipas Endrit Braimllari  është e qartë që kemi të bëjmë me një proces i cili është totalisht i izoluar i cili është me fakte dhe prova i vërtetuar se nuk ka të bëjë me interes publik por për interes të Edi Ramës dhe personave që drejtojnë këtë proces.

Nënkryetari i PL,  Braimllari  tha në një intervistë për Ora Neës me gazetarin Everest Dedaj se çështja e incineratorëve në këto 30 vite është skema më e nxehtë dhe është vërtetuar se ka dy kokë ky proces.

Endrit Braimllari: Është e qartë që kemi të bëjmë me një proces i cili është totalisht i izoluar i cili është me fakte dhe prova i vërtetuar se nuk ka të bëjë me interes publik por për interes të Edi Ramës dhe personave që drejtojnë këtë proces. Kemi të bëjmë qartazi me kompani ofshor ku paratë shkojnë dikur tjetër dhe jo aty ku duhet. Qartazi kemi një sistem klientelist e të korruptuar. Kemi të bëjmë me një skemë ofshor në interes të Ramës. Çështja e incineratorëve në këto 30 vite është skema më e nxehtë që unë e kam cilësuar më parë e që tashmë është vërtetuar se ka dy kokë ky proces. Një kokë në kryeministri dhe që përfaqësohet drejtpërdrejt nga Edi Rama dhe një kokë në bashkinë e Tiranës që përfaqësohet drejtpërdrejt nga Erion Veliaj.