Denoncimi i Markut: Familjarët e Erion Veliaj kanë lidhje me ndërtimin tek Presidenca

Elson Marku, banor i zonës së "5 Majit" ka denocuar familjarët e Erion Veliaj.

I ftuar në studion e Ora News me moderatoren Sonila Musai, Marku u shpreh se familjarët e Kryebashkiakut po ndërtojnë pas Presidencës.

 “Erion Veliaj nuk e shikon ku ndërtojnë familjarët e tij, merret vetëm me familjarët e nënë Lizës apo familjen time apo me mua. Edhe sot po të shkojmë pas Presidencës janë familja e Erion Veliaj që po ndërton pallate. Edhe në një shtet më makabër në botë nuk mund të ndërtojë ngjitur me Presidencën, të paktën ti lësh një mur rrethues. Dhe pyeta disa shokë të mitë që kanë pasur edhe tokë aty e më thanë që na e kanë marrë familjarë të Erion Veliaj dhe po ndërtojnë pallate.