Alibeaj: Sa herë ka një aferë për të mbrojtur gjuha e vetme që di të flasë Rama është ajo e sharjeve

Deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj ka reaguar lidhur me gjuhën e përdorur nga kryeministri Rama në Kuvend ditën e djeshme.

Ai shkruan se sa herë ka një aferë për të mbrojtur apo një pazar për të votuar, gjuha e vetme që di të flasë është ajo e sharjeve dhe ofendimeve.

Alibeaj: Sa herë ka një aferë për të mbrojtur apo një pazar për të votuar, gjuha e vetme që di të flasë është ajo e sharjeve dhe ofendimeve. Mëkat për dikë që e nisi politikën si orator dhe fjalimshkrues e po e mbyll si klient mejhanesh!