Aksident në Shëngjin, çifti i bashkëshortëve përplaset me shtyllën e ndriçimit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Nëntor 2022, 17:00
Një aksident ka ndodhur në afërsi të kryqëzimit të rrugës së Shëngjinit në Lezhë.
Një automjet fuoristradë tip Ford me të cilin udhëtonin një çift bashkëshortesh është përplasur me një shtylle ndriçimi të rrugës.
Fatmirësisht drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri nuk kane marre lëndime, por janë shkaktuar dëme të shumta materiale.
Policia e cila mbërriti ne vendin e ngjarjes nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti.

