"Open Balkan" ul tensionet në veri, zëvendëskryeministri maqedonas "zbardh" marrëveshjet me Shqipërinë

Zv kryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi e konsideron me vlerë çdo tryezë diskutimi mes vendeve të rajonit qoftë për çështjen e Ballkanit të Hapur, qoftë dhe për çështjen e procesit të Berlinit.

Ai ka dhënë një intervistë për RTV Ora.

Artan Grubi: Ditën e hënë me 14 nëntor presim kryeministrin Rama dhe të gjithë qeverinë e Shqipërisë për të mbajtur mbledhjen e dytë qeveritare mes qeverisë tonë, Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të Republikës së Shqipërisë. Mbledhja do të mabhet në Shkup. Presim që të kemi nënshkrimin e 18 marrëveshjeve bilateral midis dy vendeve tona ndër të cilat do të kisha veçuar  marrëveshjen për Portin e Thatë në Strugë për të shfrytëzuar Portin e Durrësit në Republikën e Shqipërisë nga ana e autoriteteve të Maqedonisë së Veriut, Ndërtimin e autostradës së Korridorit 8-të që do të thotë nga Shkupi në Qafë Thanë të lidhemi me autostradë. Marrëveshja për një kontroll të përbashkët të kufirit midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Marrëveshje tjetër rreth hekurudhës dhe lidhjes së Durrësit me Strugën, Kërçovën dhe Shkupin si dhe marrëveshje të tjera për të cilat jemi në harmonizim e sipër dhe vlerësoj që deri më 14 nëntor do të kemi 18 marrëveshje që do ti nënshkruajmë bashkarisht.

Si e shihni nismën Ballkani i Hapur dhe procesin e Berlinit?

Artan Grubi: Edhe Ballkani i Hapur edhe procesi i Berlinit janë komplomentare njëra me tjetrën dhe ne i përkrahim që të  dyja. Nuk përjashtojnë as Ballkani i Hapur procesin e Berlinitas edhe anasjelltas por përkundrazi e plotësojnë  njëra tjetrën. Ballkani i Hapur është iniciativë autonome e tre vendeve Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë me ftesë të hapur për të marrë pjesë dhe vende të tjëra të Ballkanit Perëndimor.

Kosova nuk merr pjesë, cili është qëndrimi juaj për këtë?

Artan Grubi: Kosova ëhstë e mirëpritur, inkurajojmë pjesëmarrjen për këtë forum rajonal. Kosova nuk duhet të ketë drojë nga asnjë dialog mes vendeve të Ballkanit dhe për këtë ka dhe përkrahjen e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe të Malit të Zi. 

A vjen kjo dhe në kushtet e tensionimit të situatës si në veri të Kosovës?

Artan Grubi: Edhe më e theksuar është në kushtet e tensionimit për arsye pse na duhet dialogim mes palëve. Dialogu është thelbi dhe duhet guximi nga autoritetet e Beogradit dhe të Prishtinës për ti tejkaluar çështjet e hapura. Pres që edhe zoti Kurti edhe zoti Vuçiç të sjellin vendimin për njohjen reciproke mes Serbisë dhe Kosovës në mënyrë që të kontribuojnë për nëj paqe të qëndrueshme në Ballkan.

Si një përfaqësues i një pjese të shqiptarëve dhe si një folës natyral i geqërishtes si e shihni sot këtë 50 vjetor?

Artan Grubi: 50 vjetori na gjen me shqipen me gjuhën zyrtare në Shqipëri, Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut. Jam krenar për arritjet që mudn ti shënjojmë në arritjen e këtij 50 vjetori jubilar. Sa i përket gëgënishtes dhe përfshirjes së saj në gjuhën letrare dua të them që në gjuhën e artit sot përdoret shumë më shumë. Kur bëhet fjalë për gjuhën shqipe duhet ti përqëndrohemi gjuhës së unifikuar për arsye se kuptohemi njëri me tjetrin shumë më mirë.