Briken Calja rrezikoi të paralizohej, sot kampion kombëtar

Briken Calja kampion kombëtar në peshëngritje në një intervistë në emisionin “Jeto me Orën” në RTV Ora tregoi rreth arritjeve të tij dhe sfidave me të cilat është përballur gjatë rrugës së tij.

Briken Calja: Në kampionatin Kombëtar u riktheva si kampion kombëtar dhe si sportisti më i mirë i aktivitetit. Kisha një dëmtim serioz në shtyllë kurrizore. Jam njeriu më me fat që ja kam dalë. Ndodhi një dështim i paparashikuar. Isha në super formë, isha pretendon kryesor për kampion Europë dhe rekord europian. Për fat të keq ndodhi dëmtimi dhe humba titullin e Kampionit të Europës në Shqipëri dhe është e vështir ta përshkruash sepse ishte thuajse fundi nëse do të hyja në sallë të operacionit, fundi i sportit.

E vështirë të pranoje që do të duhej të bëje një periudhë tërheqjeje në pikën më kulminante të karrierës tënde?

Briken Calja: Ishte shumë e vështirë. Kam 21 vite që jam pjesë e peshëngritjes. Ishte një ëndërr shumë shumë e keqe. Shpresoj mos të ndodhi kurrë, por nuk isha përgatit pasi  nuk ishte as moment as koha e duhur për tu tërhequr. 

Kë ke pasur krah më të fortë?

Briken Calja: Pika më e fortë normalisht është familja. Është stafi që çdo ditë me këmbëngulje dhe vullnet më ndihmuan t’ia dal.

A mendove se mund të ishte fundi?

Briken Calja: Rezonanca më trembi goxha. Për një moment e mendova dhe dorëheqjen nga sporti. Ishte një çështje shumë delikate. E mendova fundin por ishte një moment reflektimi dhe thash se do të rikthehem duke marrë parasysh gjithçka.

A e kishe menduar që do të shkonte kështu?

Briken Calja: Fillimi ishte  i  vështirë. Por kam kaluar gjithçka dhe jam këtu ku jam.

Si kanë qenë gjithë këto vite për ty?

Briken Calja: Nuk e kam menduar asnjëherë të la flamurin shqiptar. Kam qenë jashtëzakonisht kritik ndaj qeverisë dhe jam dhe në proces gjyqësor. Në Shqipëri po bëhet një ndër ligjet më të mira. Qershia mbi tortë është ligji i punësimit që së shpejti do të jetë në parlament. Duhet të kemi të paktë në një siguri në sport. Kam kërkuar shpërblimin dhe jam në proces gjyqësor. Kam qenë kritik dhe jam dhe do të jem kur bëhen padrejtësi.

Para se të shpallem kampion bote një muaj para shkova të bëj analizat rutinë. Pavarësisht shqetësimeve që kisha ja arrita të shkoja në majën e botës. Kam pasur dhe shqetësime të tjera por jo aq shqetësues sat ë tjerat.

Nuk e ke menduar ta lësh Shqipërinë?

Briken Calja: Absolutisht jo.

Asgjë nuk është rastësi sidomos kur bëhet fjalë për tituj. Pas çdo arritjeje ka shumë mudn dhe sakrifica dhe këtë e tregon dhe Briken Calja.

Briken Calja: Të paktën 4 deri 5 muaj përpara një kampionati shkon nga 4 orë që është një seancë deri në 8 orë që kam 2 seanca.  4 herë në javë e kam nga 8 orë kurse 2 herë në javë i kam nga 4 orë. Sporti i peshëngritjes pavarësisht vështirësive që ka shumë rëndësi pjesa e peshës. Duhet të jesh fiks 73:00 kilogram po qe se je 71 ka peshë tjetër. Ushqimi është strikt. Ne bëjmë një jetë strikte. Kemi shumë pak orë që i kushtojmë familjes. Jemi shumë të ngujuar dhe të përkushtuar dhe kjo gjë na ka larguar dhe me familjarë. Nuk shkojmë në festa e gëzime.