Rama: Portin Turistik të Durrësit do e ndërtojë ai që ka ndërtuar Dubain, Meta Partinë e Lekut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në Twitter ku shkruan se kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka shumë njohuri të fshehura për fshehjen e emrave e lekëve.

Ai shkruan se Ai që do të ndërtojë Portin Turistik të Durrësit, ka ndërtuar gjysmën e Dubait, kurse Meta që e përgojon ka ndërtuar vetëm dy parti.

Rama: S’di pse kam ndjesinë që ky shefi i PL (Partisë së Lekut) ka aq shumë njohuri të fshehura për fshehjen e emrave e lekëve, sa nuk i shmanget dot përgojimit deri edhe të dikujt me emër, mbiemër, kapitale e vepra të njohura dhe të respektuara botërisht!

Ai që do të ndërtojë Portin Turistik të Durrësit, ka ndërtuar gjysmën e Dubait, kurse ky që e përgojon ka ndërtuar vetëm dy parti, njëra sapo ka ikur për skrap tjetra sapo ka ardhur për lekë! Kam edhe një ndjesi tjetër: Më duket se kjo tjetra do na lerë shumë më shpejt se e para!