Eksperti IT: E ardhmja i përket parasë digjitale, kriptomonedhat mund të këmbehen me para reale
Në një intervistë për Ora News, eksperti e IT Said Duleviç foli për kriptomonedhat që janë metoda pagesa ose monedha digjitale.
Ai tha se këto para thyhet me para të zakonshme ose mund të blihen produkte dhe shërbime me kriptomonedha, si dhe shtoi se shumë vende evropiane e kanë hequr paranë fizike.
Duleviç: Kriptomonedhat janë metoda pagesa ose monedha digjitale. Kjo para ekziston dhe mund të këmbehet edhe me para reale, por transaksionet bëhen online. Këto para thyhet me para të zakonshme ose mund të blihen produkte dhe shërbime me kriptomonedha. Thuhet se do të hapen edhe banka për para digjitale shumë shpejt në botë. Luhatja në bursë ndodh si pasojë e mashtrimeve që ndodhin ose për shkak të zhvendosjes që ndodh nga persona të ndryshëm.
Besoj se e ardhmja i përket parasë digjitale. Vetë vendet evropiane e kanë hequr paranë cash, ndërsa shumë shërbime i bëjnë me kartë. Blockchain është vendi ku rrinë këto monedha digjitale dhe ndodh çdo procedurë. Është rrjeti ekonomik i kompleks i bankave digjitale dhe funksionimit të këtyre parave. Kjo është një teknologji e decentralizuar.
