Rama mbledh Kryesinë e PS, në fokus zgjedhjet vendore

Kryesocialisti Edi Rama ka thirrur mbledhjen e Kryesisë së Partisë Socialiste në orën 19:00.

Vetë ai mbërriti në selinë rozë rreth çerek ore përpara.

Në fokus të diskutimit pritet të jetë gara e zgjedhjeve vendore të ardhshme, kandidatët, objektivat dhe mobilizimi në terren.