Zgjedhjet e 14 majit, Agron Duka: PAA do mbështesë kandidatët e PD-së për kryetar

Në një kohë që atmosfera në Partinë Demokratike vijon të mbetet e paqartë, aleatët e vegjël deklarojnë se bashkëpunimin me të për zgjedhjet e 14 majit do të jetë vetëm në nivel kryetarësh. Kreu i PAA-së, Agron Duka deklaron se në votimin për këshillat bashkiakë, forca që aio drejton do të ketë listat e saj.

Në një kohë që demokratët presin ende vendimin e gjykatës për fatin e vulës së partisë së tyre, edhe Partia Agrare Ambientaliste do të ndjekë të njëjtën rrugë bashkëpunimi me Partinë Demokratike për zgjedhjet vendore të 14 majit të vitit të ardhshëm si Partia e Lirisë.

Agron Duka zbulon se për zgjedhjet vendore forca që ai drejton do të mbështesë kandidatët që do propozohen nga PD-ja, ndrësa tha se PAA do të ketë lista më vete sa I përket këshilltarëve bashkiakë.

Agron Duka: Kodi zgjedhor na detyron që ne të dalim më vete për arsye se duam të konkurojmë për këshilltarët, të kemi nëj listë më vete. Nëse ne futemi në koalicion më këdo me PD apo koalicion opozitar jemi të detyruar të bëjëm një listë të përbashkët për këshilltarët bashkiak. Kjo nuk od të thotë se nuk mbështesim kandidaturën e opozitës. N mudn të bëjmë një marrëveshje politike por nëj marrëveshje formale nuk mund ta bëjmë.  

Ndërkaq selia blu vijon të mbetet e pushtuar nga zhvillimet mes përçarjes dhe primareve.

Edhe këtë të enjte janë prezantuar të tjera kandidatura në garën e brendshme në disa qarqe të vendit.

Nga ana tjetër demokratët e udhëhequr nga Enkelejd Alibeaj nuk i ndalin përgatitjet e tyre për hartimin e listës që do të depozitojnë në KQZ për përfaqësimin e tyre në garën e 14 majit.