Kapet me 3 emigrantë në makinë, arrestohet në Gjirokastër 53-vjeçari nga Fushë Kruja

Goditet një tjetër rast i trafikimit të klandestinëve kundrejt fitimit.

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar shtetasin A. Gj., 53 vjeç, banues në Fushë Krujë pasi u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur “Ura e Kardhiqit", duke transportuar me automjetin tip "Volksëagen", kundrejt fitimit, 3 emigrantë nga vendet MENA, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti, një aparat celular dhe një shumë parash.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.